Sot rreth orës 8:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Vranidoll ku 8 persona janë lënduar. Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu janë parë edhe ekipe mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Ndërsa, janë krijuar edhe kolona të gjata të automjeteve në drejtim të Prishtinës dhe Podujevës.