Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pasi i ka marrë opinionet e të gjithë përfaqësuesve të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se do të ndërmarr hapat kushtetues për krijimin e qeverisë së re.
Ai iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të partive politike që t’ia dëshmojnë atij që i kanë numrat për të formuar qeverinë e re.
Thaçi ka kërkuar që qeveria e re të jetë e pastër dhe të mos të ketë njerëz me aktakuza ose që kanë pasur telashe me ligjin.
Ky takim konsultativ i presidentit me përfaqësues të partive politike ka ardhur pas pesë letrave me radhë që presidenti ia ka dërguar liderit të VV-së, Albin Kurti.
Përfaqësuesit e partive politike sot deklaruan vullnetin e tyre të 91 deputetëve për shqyrtimin e krijimit të qeverisë së re