Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e qytetarëve, siç tha ai, “vendim antikushtetues”, duke respektuar kompetencat kushtetuese e ligjore, ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë ka provokuar rrethanë të re të paqartësisë dhe frikës”, tha Thaçi.
Vendimin e ka marrë dje Qeveria e Kosovës dhe hyn në fuqi sot.
Thaçi në një konferencë për media, tha se situata është emergjente në vend.
“Mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush”, tha Thaçi, raporton KOHA.
Thaçi madje dha edhe një mesazh për qytetarët.
“Dëgjoni me kujdes rekomandimet e IKSHPK-së. Këto rekomandime janë përtej çdo agjende politike, janë rekomandime për jetët tona. Mënyra më e mirë për ta luftuar COVID-19, është rrini në shtëpi”, tha Thaçi