Thaçi: Fare lehtë mund të ndodhë që për shkak të Serbisë të kthehemi pa marrëveshje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka folur në emisionin Frontal në T7 pak ditë para takimit Kosovë – Serbi në Uashington.

Thaci ka thënë se do të angazhohen për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve, duke respektuar Kushtetuën.

“Ne mund të flasim si delegacion se çka ne do të prezantojmë për çka do të angazhohemi. Do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve tonë, do të respektojmë Kushtetutën, do të arrijmë ndonjë pajtueshmëri për pikat që kanë interes për Kosovën për Serbinë në rrafshin ekonomik, po ne kemi pasur raste në të kaluarën kur në udhëheqjen e ambasadorit Grenell kemi arritur marrëveshje”, thotë presidenti.

Ai ka deklaruar se për këtë cështje ka diskutuar sot edhe me kryeministrin Avdullah Hoti.

“Në këtë drejtim kemi diskutuar edhe sot me kryeministrin Hoti që të kemi një përgatitje solide, një përgatitje të qëndrueshme, sepse takimi në Uashington do të jetë shumë parimor, jam i bindur që Kosova do të del mirë me të gjitha vështirësitë me të cilat do të ballafaqohemi nga pala serbe”, shton ai.

“Vetë iniciativa shumë e mirë, ideja shumë e qëlluar një ide që do të mund të dinamizon gjithë procesin, e rritë vëmendjen edhe të kryeqendrave tjera, Parisit, Berlinit, Brukselit, po edhe vendeve tjera, asnjëra palë s’ka garanci çka do të mund të arrihet, po garancia është që SHBA është objektive , shumë të vendosura që t’i shtyjnë gjërat përpara, mendoj se nuk do të ketë fjalë të thata por, veprime konkrete.

Unë mendoj që procesi ka qenë deri më tani transparent, ne do të vazhdojmë të jemi transparent, nuk dua të përmend gjëra që mund të ndryshojnë rrugës, jam i bindur që para se të hyjë në takim të respektoj normën e mirëkuptimit apo të mirësjelljes të mos prezantimit të gjërave që mund të vështirësojnë arritjen e një marrëveshje. Në momentin që ne bëjmë ndonjë hap përpara, gjithçka do të jetë e hapur për qytetarët në Kosovë”, thotë Thaçi.

Presidenti ka shtuar se fare lehtë mund të kthehen në vend pa marrëveshe.

“Fare lehtë mund të kthehemi pa një marrëveshje. Pothuajse është e pamundur arritja e një marrëveshje me Serbinë, po ne do të punojmë me vullnet të mirë që të arrijmë marrëveshje. Për gjithçka do të punohet me këmbungëlsi dhe pastaj në momentin që jemi të bindur që marrëveshja e propozuar mund të jetë në interes të vendit, adresë më të besueshme se Uashingtoni Kosova nuk ka pasur në këto tri dekada. Asgjë nuk është diskutuar më herët, asgjë nuk është gati, shpresojmë që do të hidhen ide nga dy palët që mund të jenë në interes të përbashkët, pastaj mund të shkohet drejtë një konkluzioni përfundimtar”, ka thënë presidenti, derisa, ka folur edhe për përbërjen e delegacionit.

“Delegacioni ka qenë i kompletuar, sepse bartësit e institucioneve kanë legjitimitetin, do të bëhet nga presidenti dhe kryeministri 1 plus 1 ne do të jemi ekip i përbashkët, do të flasim me një zë, do të respektojmë vullnetin e qytetarëve dhe Kushtetutën, kompetencat natyrisht janë të saktësuara në Kushtetutë dhe në hierakinë institucionale, kemi një qëllim një synim që ta përfaqësojmë Kosovën”, tha ai në Frontal.