I ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, të martën do ta vizitojë Kosovën por nuk do të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi.
Këtë e ka konfrimuar vet presidenti Hashim Thaçi në një konfernecë për media pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti.
“Unë nuk jam i informuar për agjendën e vizitës së zotit Lajcak në Kosovë. Nuk është koha të hapen çështje teknike apo pretendime për normalizim të marrdhënieve Kosovë-Serbi. Ai duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran nëse vjen me këtë çasje se duhet të përmbyllet me njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë. Cdo qasje tjetër është çështje e dështimit të tij në Kosovë. Lajcak duhet ta kuptojë para së gjithash se qytetarët kanë nevojë për viza e jo fjalime të kota”, tha ai.