KRYESORE

Kina sulmon ashpër tre vende për nëndetëset bërthamore: “Ju po ecni në një rrugë të rrezikshme”

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe Britania e Madhe zbuluan të hënën se Australia do të pajiset me nëndetëse sulmi me energji bërthamore në fillim të dekadës së ardhshme , Kina tha se të tre vendet “vazhduan të ecnin në një rrugë të rrezikshme”, raporton Sky News.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin tha se SHBA, Australia dhe Britania e Madhe kanë injoruar shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të hënën se Uashingtoni, Kanberra dhe Londra janë të përkushtuara për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur. Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se do të ishte hera e parë që tre flotat e nëndetëseve do të bashkëpunojnë në Atlantik dhe Paqësor.

Sipas marrëveshjes, SHBA do t’i shesë Australisë tre nëndetëse amerikane të klasit Virginia me energji bërthamore në fillim të viteve 2030, me opsionin që Australia të blejë dy të tjera nëse është e nevojshme, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ai tha se projekti do të arrinte kulmin me prodhimin britanik dhe australian të një klase të re nëndetësesh, SSN-AUKUS – një anije “e zhvilluar në mënyrë trepalëshe” e bazuar në një dizajn britanik të gjeneratës së ardhshme që do të ndërtohej në MB dhe Australi me eknologjitë me më të avancuara amerikane.

Mbretëria e Bashkuar do të marrë nëndetësen e saj të parë SSN-AUKUS në fund të viteve 2030 dhe Australia do ta marrë nëndetësen në fillim të viteve 2040.

SHBA, Australia dhe Britania e Madhe përfunduan paktin e sigurisë ushtarake AUKUS në mesin e shtatorit 2021. Pakti u bë me synimin e Australisë, e cila ka rezerva të mëdha uraniumi, duke ndërtuar një flotë të re nëndetësesh bërthamore me ndihmën e SHBA-së dhe Britanisë. Qëllimi përfundimtar i AUKUS është të rrisë praninë e fuqive perëndimore në Paqësor.

Si pjesë e AUKUS, Uashingtoni po ndan teknologjinë bërthamore për herë të parë që nga vitet 1950 kur ajo u nda me Britaninë e Madhe.

Të hënën, Biden theksoi se këto janë nëndetëse me energji bërthamore, por se ato nuk janë të armatosura me armë bërthamore. “Këto anije nuk do të kenë armë bërthamore të asnjë lloji në to,” tha ai.

Kina e ka dënuar AUKUS-in si përhapje të paligjshme bërthamore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

9 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

13 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

13 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

22 orë ago