Thaçi i gatshëm ta nisë njësitin e emergjencave të FSK-së në Australi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkruar letër kryeministrit të Australisë, Scott Morrison dhe guvernatorit, David Hurley, pas zjarreve të shumta në këtë vend.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka postuar dy letrat drejtuar këtyre zyrtarëve të lartë të shtetit, përcjel Gazeta Insajderi.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi në këtë letër ka shkruar se është i gatshëm të nisë edhe njësitin operacional të FSK-së në Australi.

“Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira!”, ka përfudnaur Thaçi.