Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas deklaratave të Xhelal Sveclës, aktualisht ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme ndaj deputetit të AKR’së, Behgjet Pacolli.
Thaçi ka thënë se kërcënimi i Svecles është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm.
“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re”, ka thënë Thaçi
Thaçi ka shkruar se kërcënimet nga grupi i Kurtit duhet të ndalen urgjentisht.
“Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook./GazetaExpress/
U.d. i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se deputeti Pacolli do të ndalohej e ndoshta edhe do të arrestohej, në rast se do të kthehej ilegalisht në Kosovë nga Tirana.
Ai nuk përjashton ndonjë masë edhe tash, nëse Pacolli thyen vetizolimin në shtëpinë e tij.
Sveçla, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, tha se Pacolli duhet të qëndrojë në vetizolim për 14 ditë.
“Çdokush që mund të gjindet në shkelje të ligjit do të ballafaqohet me pasojat e kësaj shkelje. Nëse z. Pacolli do të futej ilegalisht do të arrestohej, kjo është e zezë mbi të bardhën. Në fakt, do të ndalohej e më pas prokuroria do të vendoste nëse do të shqiptonte masën e arrestit”, tha ai.
Pas paralajmërimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli mund të ndalohet nëse shkon në Kuvend, ka reaguar këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj.
Zyberaj e ka quajtur këtë një kërcënim tjetër ndaj Pacollit. Ai ka thënë se kjo është deklaratë e frikshme dhe alarmante.
Zyberaj po ashtu ka kërkuar reagimin e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
“I paprecedent deklarimi i ministrit Sveçla, se në rast të mbajtjes së seancës në Kuvend, shkuarja e zotit Pacolli aty si deputet, do të pasonte me arrestimin e tij. Alarmante dhe e frikshme kjo deklaratë. Si mund të arrestohet njē deputet i zgjedhur nga populli veç pse i kryen obligimet kushtetuese? Reagimi i zonjës Vjosa Osmani është i nevojshëm dhe urgjent ndaj kësaj çmendurie me qëllim frikësimi”, ka shkruar Zyberaj.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…