Thaçi mbështetë Kroacinë: FSK e gatshme të ofrojë ndihmë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është solidarizuar me Kroacinë, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Zagrebin, ku deri më tani është shënuar viktima e parë.

Ai i mbështeti kroatët, teksa tha që Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente.

“Mendimet tona jan me njerëzit e Krocaisë që u përballën me tërmetin e fuqishëm mëngjesin e sotmë. Kosova qëndron me miqtë tanë kroatë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme të ofrojnë ndihmë emergjente. Qëndroni të fortë”, ka shkruar Thaçi.