POLITIKE

Thaçi: Në udhëheqjen e Trump dhe mençurinë e Grenell, Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për takimet që ai kishte gjatë qëndrimit në Uashington. Thaçi ka thënë se Kosova duhet ta shfrytëzoj këtë momentum nga Uashingtoni për të arritur marrëveshjen finale me Serbinë.

Thaçi këto komente i ka bërë në diskutimin publik “Rruga drejt Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin në Kosovë”. Nga aty Thaçi ka thënë se nisma për Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin ishte e duhur edhe pse kanë kaluar më shumë se dy dekada nga përfundimi i luftës.

Ai është shprehur i bindur se nën udhëheqjen e Donald Trump dhe siç ka thënë dinamikës dhe mençurisë së Grenell, Kosova dhe Serbia do të arrijnë marrëveshjen finale që do të sjellë njohjen reciproke, shkruan Reporteri.net.

“Nisma ishte e duhur edhe pse kanë kaluar më tepër se dy dekada nga përfundimi i luftës. Nga rezultatet e hulumtimit del se qytetarët duan të dinë se çfarë ka ndodhur me luftë. Kjo marrëveshje duhet të sjellë njohjen reciproke si dhe rrugëtim më të përshpejtuar në NATO dhe BE. Takimi i Uashingtonit dy ditë më parë mes Kosovës e Serbisë mendoj se do të jetë takim i kthesës pozitive, që nën udhëheqjen e Trump, dinamikës dhe mençurisë së Grenell të arrihet marrëveshja në të ardhmen e afërt. Prandaj këtë momentum dhe mundësi nga Uashingtoni duhet ta shfrytëzojë edhe Kosova, edhe Serbia si garancë për paqë në tërë Ballkanin Perëndimor. Është e një rëndësie jetike për procesin e marrëveshjes përfundimtare që të dy palët kanë besim në liderishipin e Amerikës që përmes tyre mund të arrihet marrëveshja përfundimtare”, është shprehur Thaçi ndër të tjera.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago