Presidenti Hashim Thaçi do të takohet nesër në Prishtinë me Richard Grenell, i cili është angazhuar për ndërmjetësim të dialogut Kosovë – Serbi.
Zyra e Presidentit njofton se Thaci nesër në orën 13:00 e pret në zyrën e tij emisarin e presidentit amerikan Donald Trump.
“Në orën 13:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Grenell e viziton Kosovën për herë të parë, pak ditë pasi ai e mori detyrën e re si i dërguar special i SHBA’së në negociatat mes Kosovës e Serbisë, që janë ndalur qe një vit.
I angazhuari i Trumpit është ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…