Pas katër ditë heshtjeje presidenti Hashim Thaçi ka folur për intervistimin e tij nga Zyra e Prokurorit Special të Gjykatës Speciale, shkruan Reporteri.net.
Thaçi ka konfirmuar se ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara pas katër ditësh.
Thaçi ka thënë se gjatë dëshmisë së tij nuk është pyetur për Shtëpinë e Verdhë dhe për periudhën e pasluftës.
“Kisha mundësinë që të jap sqarime për të gjitha çështjet e aktivitetit tim gjatë luftës. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj dhe të jap informacione për përgjegjësit e mia gjatë luftës. Përkundër faktit që dëshmia ime ka zgjatur shumë, konsideroj se kemi pasur seanca produktive. I mbetet prokurorit dhe gjykatësit të vlerësojnë me paanshmëri dëshminë time. Nëse e bëjnë një gjë të tillë në mënyrë profesionale e të paanshëm mund të vijnë në përfundimin se unë nuk km bërë asnjë lloj krimi apo shkelje të pretenduara”, ka thënë ai.
Thaçi është shprehur se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e pastër si loti.
“Lufta jonë ka qenë luftë e drejtë sepse, ka qenë luftë për liri, kemi pasur mbështetjen e SHBA, BE dhe NATO , rrugëtim i suksesshëm tash e dy dekada dhe do të jetë përjetshëm”, shtoi ai.
Historinë nuk mund ta rishkruaj askush, tha si sepse lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër, gjë për të cilën është shprehur krenarë.
“Përpjekjet për të rishkruar historinë dhe luftën tonë të drejtë janë përpjekje për ta njollosur intervenimin e NATO’s në Kosovë. Historinë nuk do të mund ta ndryshojë askush, ajo është e drejtë e pastër dhe jemi krenar”, tha ai, transmeton Reporteri.net.
Ai tha se sot nuk ka mundësi që të tregojë se cafrë është pyetur por e mohoi të jetë intervistuar për Shtëpinë e Verdhe dhe ngjarjet e pasluftës.
“Sonte nuk e kam të drejtën që të flas për asnjë informacion lidhur me dëshminë time tash e katër ditë mirëpo ju konfirmoj se deri më sot nuk jam pyetur për pretendime të tilla për asnjë rast. Pretendimet e tilla nuk janë pashtruar në adresën time”, tha Thaçi.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…