Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, ka reaguar ndaj Berat Buzhalës dhe Ilir Mirenës, të cilët kanë thënë se Serbia e merr Kosovën për 9 orë e për 3 orë.
Përmes një postimi në Facebook, Maloku ka thënë se nëse Serbia i hyn një aventure të tillë, do të përfundojë me humbje më të mëdha se Amerika dhe NATO në Afganistan.
Ai ka thënë se ata që mendojnë se Kosova nuk ka djem e vajza që do i dalin zot janë frikacakë, legena e llumi i llumit si Berati e Iliri me shokë!
Postimi i tij i plotë:
Qenkan lajmëru Berat Buzhala e Ilir Mirena, Berati që “Serbia e merr Kosovën për 9 orë!” e Iliri, “për më pak se tri orë!” Unë nuk mund të e parashikoj se për sa orë Serbia e okupon Kosovën por e di se çka ka me ndodhë nëse, vërtetë, Serbia i hyn një aventure te tillë. Serbia do të përfundonte edhe më keq dhe me humbje edhe më të mëdha se Amerika dhe NATO në Afganistan. Ky do të ishte përfundimi i Serbisë bashkë me kuislingët dhe tradhtarët të cilët do e mirëpritshin në Kosovë. Ata që mendojnë që Kosova s’ka djem e vajza që do i dalin zot janë frikacakë, legena e llumi i llumit si Berati e Iliri me shokë!
Presidenti amerikan Donald Trump u trondit pas një mbledhjeje informative javën e kaluar, që tregonte…
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi NATO-n se e pret një e ardhme e vështirë nëse…
Presidenti I Kroacisë, Zoran Milanoviç ka reaguar lidhur me deklaratat e homologut të tij serb,…
Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë,…
Kryeministri Albin Kurti e përmendi çështjen e integrimit të sistemit shëndetësor dhe arsimit në kornizën…
Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të…