“Thashë po ma jepni edhe ju një dhuratë” – hoxha nga Prizreni refuzon të tregojë se kush ia dhuroi veturën luksoze për pensionim

Hoxhës nga Prizren, Mazllam Mazllami për nder të pensionimit i është bërë dhuratë një veturë luksoze e tipit “Mercedes”. Por nuk janë dhënë detaje se nga kush i është bërë kjo dhuratë.

Për këtë Insajderi ka kontaktuar direkt me hoxhën Mazllami, por i njëjti ka refuzuar të jap përgjigje se nga kush e mori veturën.

Madje ai ka ironizuar duke thënë “Thashë mos po na jipshit edhe ju ndonjë dhuratë prapë’‘, derisa e ka mbyllur telefonin.

I pranishëm në ceremoninë e zbulimit të veturës është parë edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava.

Siç raportohet në media, myftiu ka qenë i ftuar në iftarin e shtruar për nder të hoxhës që ka dalë në pension.