Policia e Kosovës ka dalë me një apel dhe një paralajmërim për qytetarët që të kenë kujdes të mos shkaktojnë zjarre në mes të temperaturave të larta aktualisht.
Policia rajonale e Ferizajt tha se gjatë javës janë raportuar disa raste të zjarreve, përfshirë vende në komunën e Ferizajt, Shtimes dhe Hani Elezit. Megjithatë, policia tha se aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit në rajonin e Ferizajt.
“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka angazhuar personel të mjaftueshëm për menaxhimin dhe trajtimin e rasteve të zjarreve në gjithë territorin e rajonit të Ferizajt. Për këtë arsye, policia është duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet lokale dhe agjencitë përgjegjëse për të parandaluar dhe lokalizuar çdo rrezik potencial nga zjarret. Megjithatë, policia apelon tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata, duke shmangur në çdo rrethanë djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore. Pasojat e zjarreve mund të jenë të rënda, të pakthyeshme dhe me rrezik për jetën, mjedisin dhe pronën”.
“Policia do të veprojë pa kompromis ndaj çdo personi që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr. Të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të neglizhencës, do të përballen me masa ligjore dhe procedura penale sipas legjislacionit në fuqi”.
Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë menjëherë në rast se kanë informacione për persona që shkaktojnë zjarrvënie.
“Policia e Rajonale e Ferizajt garanton se të gjitha informatat do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Së bashku mund ta mbrojmë ambientin, shëndetin dhe sigurinë tonë!”.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…