KRYESORE

Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Anëtari i grupit terrorist i shpallur fajtor dhe i dënuar me burgim nga autoritetet në Kosovë, Murat Dernjani, sot u dënua edhe për një vepër tjetër të rëndë. Gjykata ia shqiptoi 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit.

Shpallja e aktgjykimit u bë sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në një seancë të mbyllur, ku u konstatua se dëshmitë e të dëmtuarve dhe dëshmitarëve, përfshirë ato të lexuara gjatë shqyrtimit gjyqësor, kanë qenë konsistente dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën.

Kush është Murat Dernjani?

Në vitin 2019, e njëjta gjykatë e kishte dënuar me 5 vjet burgim, nën akuzat për vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Dernjani e kishte pranuar fajësinë për veprën penale të organizimit dhe pjesëmarrjes në grupe terroriste, me të cilën e ngarkonte Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Sipas dosjes, ai akuzohej se gjatë vitit 2013 kishte udhëtuar drejt Turqisë dhe më pas i është bashkuar ISIS-it.

Në aktakuzë thuhej se me qëllim që t’i bashkëngjitet grupeve terroriste në Siri, nga muaji mars 2013, me dëshirë, me vetëdije dhe me paramendim ka udhëtuar përmes rrugëve të ndryshme për në qytetin e Stambollit në Turqi, transmeton Klankosova.tv

“Pas një kohe së bashku me bashkëshorten A.D., dhe djalin e tij, janë vendosur në Kilis në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë, prej nga ilegalisht arrin në qytetin Gaziantep, pastaj i është bashkëngjitur organizatës terroriste ISIS, organizatë kjo, që vepron në Siri dhe Irak”.

Bazuar në aktakuzën që ishte ngritur ndaj tij, ai ishte pajisur me armë dhe municion dhe ka qëndruar në Siri deri në gusht të vitit 2017, e më pas është tërhequr nga këto organizata dhe i është dorëzuar autoriteteve turke, për t’u kthyer më pas në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

8 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

12 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

12 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrasja e policit në Maliq/ Autori jetonte në pyll me nënën e tij, fshihte arsenal armësh në stan

Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…

21 orë ago