Kabinat e saunave në plazhe dhe banjat termale luksoze në terrene janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”. Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më tërheqëse natyrore në Evropë.
Pafundësia e kaltër, Shqipëria
Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë. Ujërat termale të Bënjës, të cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit. Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Evropës.
Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike. Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar.
Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:
Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri
Ujërat termale në Edipsos, Greqi
Ujërat termale në liqenin Garda, Itali
Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë
Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest
Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tywyn
Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra
Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani
Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…