POLITIKE

The New York Times: Kjo do të jetë sfida kryesore e Albin Kurtit si kryeministër

Formimi i Qeverisë së re të Kosovës në krye me Albin Kurtin nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë vëmendjen edhe të mediave botërore.

Në vazhdën e artikujve për Kosovën, prestigjiozja amerikane “The New York Times”, ka shkruar se zgjedhja e Kurtit kryeministër, vie pas disa muajsh negociatash me LDK-në.

Gazeta shkruan se sfida kryesore e Qeverisë Kurti, do të jetë dialogu me Serbinë, përcjell Bota sot.

“NYT” kujton deklaratën e Kurtit gjatë fushatës zgjedhore, i cili kishte premtuar se do të heqë tarifat tregtare me Serbinë, por do të prezantonte masa të tjera.

Shkrimi i plotë i “NYT”:

Parlamenti i Kosovës vototi qeverinë e re të hënën pas disa javë bisedimesh për koalicionin. Kryeministri Albin Kurti premtoi se do të marrë një qëndrim të ashpër në negociatat me rivalin ballkanik – Serbinë.

Kurti, 44 vjeçar, gjithashtu i tha parlamentit para votimit të Qeverisë, ku fitoi me 66 vota në Kuvendin me 120 vende, se ai do të luftojë korrupsionin dhe nepotizmin, të cilat bizneset e huaja i përmendin si pengesat kryesore për investime në Kosovë.

Pas disa javësh bisedimesh për koalicionin pas zgjedhjeve të parakohshme në tetor, partia e majtë e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje, arriti një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës të qendrës së djathtë të dielën për të krijuar qeverinë e re.

Një nga sfidat kryesore me të cilat përballet qeveria, e cila gjithashtu përfshin gjashtë grupe që përfaqësojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera etnike, është dialogu me Serbinë.

Serbia e humbi kontrollin e Kosovës pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, që dëbuan forcat serbe pas një kryengritjeje, në të cilën u vranë më shumë se 13,000 njerëz, kryesisht shqiptarë të Kosovës.

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi nuk e njeh pavarësinë e saj dhe të dyja vendet nuk kanë normalizuar marrëdhëniet.

Bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë u ndalën në nëntor të vitit 2018 kur Kosova vendosi një taksë 100% për mallrat e prodhuara në Serbi. Në fushatën zgjedhore, Kurti tha se do të heqë tarifat tregtare, por do të prezantonte masa të tjera.

“Me Serbinë do të kemi një reciprocitet të plotë në tregti, politikë dhe ekonomi. Unë jam i gatshëm t’i udhëheq bisedimet me Serbinë”, i tha Kurti, parlamentit.

Ai tha se qeveria e tij do të padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për krimet e forcave serbe gjatë luftës 1998-99.

Kurti tha se ai synon të fusë rekrutimin ushtarak tre-mujor dhe duke premtuar se do të luftojë korrupsionin, ai tha “nuk do të ketë asnjë individ apo kompani që do të jetë më e fuqishme se shteti”.

Ministër i Financave do të jetë Besnik Bislimi, një profesor i makroekonomikë që studionte në Gjermani.

Kosova mbajti zgjedhjet e tetorit pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt si kryeministër pasi ai u thirr për intervistim nga një gjykatë e krimeve të luftës e financuar nga BE (Gjykata Speciale).


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

20 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

21 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago