Gangsterët shqiptarë të cilët shpërndajnë kokainë në Britaninë e Madhe janë ‘paralajmëruar’ nga kumbarët e krimit se e kanë rreptësisht të ndaluar njërin prej qyteteve, shkruan The Sun. Gjatë 20 viteve të fundit, bandat shqiptare kanë kapur kontrollin e tregut të kokainës në Britani pasi kanë krijuar një aleancë me kartelet e rrezikshme të drogës në Amerikën Latine.
Mënyra sesi shqiptarët ceprojnë, kanë bërë që të dominojnë tregtinë e drogës, duke ofruar çmime më të lira dhe duke bashkëpunuar me bandat lokale për të shmangur gjakderdhjen. Mediat britanike, shkruajnë se pas dy dekadave të suksesit, bossët shqiptarë të drogës ngasin makina nga më të shtrenjtat, ferrari, Bugati etj.
Një nga bandat më famëkeqe shqiptare është ‘The Hellbanianz’. Ndryshe nga grupet e tjera, bandës i pëlqen qendra e vëmendjes dhe janë bërë të njohur për videot e tyre muzikore në mediat sociale që i shfaqin të rrethuar nga tufa me para, bizhuteri dhe makina luksoze.
Hellbanianz raportohet të transportojnë drogë me vlerë deri në miliona euro. Mijëra shqiptarë mbërritën në Britaninë e Madhe në fund të viteve 1990 dhe në fillim të viteve 2000 gjatë një krize refugjatësh. Ata fillimisht treguan mënyrën e tyre të dhunshme të të shkeljeve të bëra në fushën e prostitucionit.
Burimet policore kanë treguar se si në fillim të viteve 2000 ata luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze të drogës për kontrollin e Londrës, për të depërtuar më pas në të gjitha nivelet e tregtisë së kokainës prej 5 miliardë paundësh në Mbretërinë e Bashkuar.
Por ka një qytet ku kumbarët vendas u kanë thënë të qëndrojnë larg, Liverpooli. Burri, i cili kërkoi të mos përmendet emri, tha për The Sun: “Bandat shqiptare të drogës janë kudo në Mbretërinë e Bashkuar, por jo në Liverpool.
“Bandat lokale mbrojnë Liverpoolin dhe nuk do t’i lejojnë të hyjnë. Ata janë paralajmëruar. Gjeografikisht shqiptarët janë ndoshta më të fortët në Londrën veriore dhe lindore. Pas kësaj ata janë të mëdhenj në Mançester”-u shpreh një person për median britanike.
Po një tjetër anëtar i bandave vendase, u shpreh se ishte thjesht çështje kohe që shqiptarët të mund të kontrollonin tregtinë e drogës në Liverpool duke shfrytëzuar goditjen që policia u ka dhënë rrjeteve vendase të këtij qyteti.