Një bazë e dytë të dhënash me pagat e qytetarëve në shtet e privat për muajin prill thellon edhe më tej skandalin e rrjedhjes në publik të informacioneve private të qyetarëve.
Në databazen e muajit prill 2021, që koincidon me zgjedhjet parlamentare ka edhe një faqe të dytë, ku janë renditur emri, mbiemri, atësia, datëlindja dhe numri i telefonit të rreth 900 mijë qytetarëve.
Vihet re se pagesa më e lartë është bërë prej Shërbimit Informative Shtetëror, ku janë paguar rreth 590 mijë euro.
Është e paqartë nëse kemi të bëjmë me rrogën e një punonjësi apo me disa të tillë.
Nga ana tjetër në këtë tabelë të re, rroga e dytë më e lartë nga 200 mijë euro në muaj ka zbritur në 140 mijë euro.
Drejtuesit e bankave dhe të kompanive të naftës kanë të ardhura të larta që shkojnë deri në 90 mijë euro në muaj
Diferencë e lartë mbetet mbi rreth 40 mijë personave që kanë të ardhura mbi 400 mijë lekë në muaj dhe ata që janë nën 50 mijë lekë, që janë rreth 400 mijë persona prej të cilëve 300 mijë marrin deri në 30 mijë lekë
Por ajo çfarë është më shqetësuese mbetet skandali i publikimit të identitetit të agjentëve informative të policisë apo të agjentëve të tjerë puna e të cilëve duhej të mbetej sekret për të mos cënuar sigurinë e tyre.
Ne databazen e re vihet re shtimi me rreth 60 mijë punonjës të deklaruar.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…