Jo shumë larg kryeqytetit shtrihet fshati Vrap. Shumë pak e dinë, që fshati është bërë i njohur për gjetjen e një thesari të lashtë avar.
Në vitet 1900 në fshatin Vrap, fare pranë Tiranës është gjetur një thesar i lashtë avar.Thesari sot gjendet në Nju Jork të SHBA-ve dhe përbën një pasuri të tërë arkeologjike e historike, ndërsa arkeologët janë të mendimit që gërmimet në fshatin e Vrapit mund të hapin një prespektivë të re për zonën.
Vrapi i dikurshëm ishte një qytetërim i lashtë, i emëruar Akac.
”Vendi është i mbushur me një varrezë, periudha e të cilit duke qenë se është e pa gërmuar nuk mund të përcaktohet edhe pse fortifikimi lidhet me antikitetin e vonë, flasim për një rrugë kalimi”, thotë historiania.
Banorët kanë versionet e tyre për historinë e thesarit.
”Duke punuar në tokën time të cilën e disponojmë ne si fisi Osmani, toka njihet me emrin gryka e Vishit, duke punuar me parmend, takon parmenda dhe gjetëm thesarin” thotë një fshatar i zonës.
Arkeologët e kanë gjetur zgjidhjen, gërmimet në këtë zonë mund të hapin një prespektivë të re për Vrapin, ndërsa tashmë, i takon autoriteteve për të vepruar.
Gazetar: M. Merhori