Minuta para se policët të arrinin për ta gjetur në Ohio babanë e ulur në oborrin tij pranë pushkës me tre djemtë e tij të vdekur në bar, një fqinj i tha urgjencës se një vajzë i ishte afruar dhe i kishte thënë se babai i saj “po vriste të gjithë familjen”.
“Ajo tha se njerku i saj po vriste këdo në shtëpi”, i kishte thënë gruaja urgjencës, duke shpjeguar se e gjeti vajzën në rrugë duke thirrur për ndihmë.
“I thash të hynte në veturë me mua, por më tha se nuk mund ta linte familjen”.
Viktimat ishin tre djem, të moshave 3, 4 dhe 7 vjeç, shkroi FoxNews.
Në një thirrje të dytë, një burrë përballë rrugës kishte thënë se pa të paktën dy fëmijë të qëlloheshin në mes të ditës.
Chad Doerman akuzohet se vrau dy djemtë e tij para se të vihej në gjurmimin e të tretit, i cili kishte ikur te fqinji, më pas nga aty e mori zvarrë në shtëpi dhe e qëlloi edhe atë.