Thirrja urgjente e Vuçiç për Listën Serbe, “është sinjal për lajme të këqija”

Thirrja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, nga Brukseli që të lë takim urgjent me përfaqësues të serbëve të Kosovës për të dielën në orën 11:00, “është sinjal për lajme të këqija”, raportojnë mediat serbe, mbështetur në burimet e tyre.

Ishte fillimisht “Kurir” që raportoi se Vuçiç, ka kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Takimi u raportua se do të mbahet në Pallatin “Serbia” në Beograd.

Në takim janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të serbëve të Kosovës, liderët e Listës Serbe, të gjithë kryetarët serbë, kryetarët e distrikteve dhe drejtorët e spitaleve.

“Nëse kjo është një shenjë se gjërat kanë shkuar keq në Bruksel, do ta kuptojmë së shpejti”, përfundon shkrimin Kurir.

Përfundon rundi i parë i takimit Kurti – Vuçiç, liderët do të takohen sërish gjatë ditës