Presidenti ukrainas Volodymr Zelensky i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratës së ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger, i cili sugjeroi se negociatat e paqes duhet të synojnë krijimin e kufijve përgjatë “vijës së kontaktit” në Donbas siç ekzistonte në prag të pushtimit rus, shkruan BBC.
Kissinger dha këtë mesazh përmes një lidhje skype në Forumin e Davos.
“Kam përshtypjen se në kalenderin e Kissinger nuk është viti 2022 por viti 1938, dhe se ai mendon se po flet me një audiencë në Mynih, jo në Davos.
“Meqë ra fjala, në vitin e vërtetë 1938, kur familja e Kissinger po ikte nga Gjermania naziste, ai ishte 15 vjeç dhe kuptonte gjithçka në mënyrë të përsosur. Dhe ai nuk tha në asnjë moment se ishte e nevojshme të përshtatej me nazistët në vend që të ikte ose të luftonte kundër tyre.”
Zelensky tha se sugjerimi që Ukraina të heqë dorë nga territoret e saj është e përshtatshme, e zakonshme dhe “shpesh shumë fitimprurëse” për disa. Ka pasur sigurisht persona që kanë bëerë thirrje për kompromis – një thirrje që ukrainasit nuk ka gjasa ta dëgjojnë, edhe pse trupat ruse vazhdojnë bombardimet e tyre në lindje të vendit.
Dhe pavarësisht “kampeve të filtrimit” në të cilin ata vrasin, torturojnë, përdhunojnë dhe poshtërojnë njerëzit apo edhe masakrave si në Bucha apo Mariupol, del dikush që thotë le të marrin parasysh interesat e tij.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…