SPORT

Tifozat Kuq e Zi vazhdojnë kritikat ndaj FSHF-së

Më 29 korrik ishte protesta e fundit e Tifozave Kuq e Zi ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, që vazhdojnë ta kundërshtojnë organizimin e Evropianit U21 të vitit 2027.

Evropiani U21 që zhvillohet pas dy vjetësh do të organizohet nga Shqipëria e Serbia.

Reagimi i Tifozave Kuq e Zi kishte ardhur në Luginë të Preshevës ku u mbajt turneu i futbollit për të rinjtë shqiptarë, i përkrahur nga FSHF-ja.

“Jo bashkë me shtetin që na mohon. Jo Euro 2027 me Serbinë”, kishte shkruar në banerin e shpalosur nga TKZ.

Grupi i përkrahësve të Shqipërisë, kishte reaguar edhe më 11 qershor, duke thënë se grupimi është penguar me urdhër të FSHF-së edhe në Riga të Letonisë. TKZ ishin prezent në stadium në përkrahje të Shqipërisë në barazimin 1:1 me Letoninë.

Por, ky grup nuk do të jetë prezent për ndeshjen ndaj Letonisë më 9 shtator në “Air Albania”. Ky ballafaqim i takon Grupit K kualifikues për Botërorin e vitit të ardhshëm, ndërsa do të jetë ndeshja e pestë për Shqipërinë. Anglia është e para me nëntë pikë pas tri ndeshjeve, kurse Shqipëria e dyta me pesë pikë në katër ndeshje. Serbia e treta ka katër pikë në dy ndeshje, kurse Letonia është e katërta me po aq pikë, por me tri ballafaqime të luajtura. Andorra është e fundit pa pikë në katër ndeshje.

“Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kualifikuese ndaj Letonisë në Tiranë dhe si për çudi, me çmime të ulëta, nga frika se do t’u mbesin karriget bosh. I njohim mirë këto lëvizje. Është ndeshja e katërt radhazi ku FSHF na ka përjashtuar haptazi, duke na margjinalizuar dhe stigmatizuar qëllimisht. Nuk është rastësi, është vendim politik inatçor!”, nis komunikata e TKZ-së.

“Ky përjashtim nuk ka të bëjë me sjellje. Ka të bëj me qëndrimin tonë. Ne patëm guximin të themi JO bashkëorganizimit të Kampionatit Evropian U21 me Serbinë, në një kohë kur ky bashkëpunim fyes e turpërues u prezantua si sukses. Për këtë, TKZ është ndëshkuar dhe etiketuar. Kjo është e vërteta që duan ta fshehin”.

TKZ ka kërkuar reagim nga lojtarët e Kombëtares, për të cilët kanë shkruar se i kanë përkrahur “në çdo cep të Europës”.

“Për këtë arsye, Tifozat Kuq e Zi ju ftojnë të mos shkoni ndaj Letonisë. Jo ndaj fanellës, por ndaj atyre që e përdorin atë për interesa personale dhe që duan stadiume plot me heshtje. Le t’i mbushë FSHF tribunat me modele që marrin bileta me një SMS. Le të kënaqet me versionin “VIP” të Kombëtares,  ku bukuria vlen më shumë se zëri, dhe marketingu ka më shumë peshë se përkushtimi. Kombëtarja është e popullit. Jo e sponsorëve. Jo e klientelës. Jo e zëdhënësve të heshtur”, ka shkruar TKZ.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago