LAJME

Tifozët serbë me flamuj rusë në stadium, Mujanoviq: Pasqyrë e një realiteti që BE dhe SHBA zgjedhin të mos e shohin

Serbia vazhdon të mbetet aleat i ngushtë i Rusisë dhe politikave të saj. E një gjë e tillë jo rrallë herë është dëshmuar nga shteti fqinj.

Së fundmi tifozët e Crvena Zvezdës në stadium valëvitën flamujt rusë nën brohoritma “Serbë dhe rusë, vëllezër përgjithmonë”.

E një veprim i tillë po shihet si një pasqyrë e mirë për ndërkombëtarët që po tentojnë të injorojnë këtë fakt.

Kështu është shprehur në një postim në “X” analisti boshnjak, Jasmin Mujanoviq.

“Përveç që tifozët e Yllit të Kuq përsëri shfaqin pikëpamjet e tyre ekstreme shoviniste, kjo shfaqje është një pasqyrë mësimore në realitetin e shoqërisë bashkëkohore serbe nën Aleksandar Vuçiq. Përpjekjet e SHBA/BE për të injoruar këtë fakt të thjeshtë janë krejtësisht të kota”, ka shkruar Mujanoviq.

Kujtojmë se tifozët e Crvena Zvezdës më parë kishin bërë thirrje kundër Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, pas sulmit që ndodhi në Banjskë më 24 shtator 2023.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

27 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

9 orë ago