Dje në mbrëmje u publikua një video teksa dallohej sesi një 30-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat është rrahur barbarisht nga 3 të rinj, dy prej tyre adoleshentë.
https://www.youtube.com/watch?v=0AArky1mnYE&feature=emb_title&has_verified=1
Ngjarja ka ndodhur 3-ditë më parë në lagjen “13 Shtatori” në Berat.
Të rinjtë e kanë futur 30-vjeçarin N.Ç prapa një automjeti në anë të rrugës dhe e kanë masakruar me grushte e shkelma, duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja.
I plagosuri N.Ç,30-vjeç, ka ndenjur rreth 30 minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulancës, pasi nuk është ndihmuar nga askush.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç,të tre banues në Berat.
Por sot çuditërisht gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë 3 agresorët, duke dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”, edhe pse në video dallohet sesi këta persona e bëjnë për spital 30- vjeçarin.