Tmerr në Hungari: Aksident zingjiror në autostradë

Në autostradën M1 pranë Herceghalom në Hungari sot rreth orës 14:25 ka ndodhur një aksident i tmerrshëm ku janë përfshirë pesë kamionë dhe 37 vetura.

Siç është raportuar deri më tani nga departamenti i policisë në Budinpesta, më shumë se një duzinë persona janë lënduar , dhe disa prej tyre janë në gjendje të rrezik për jetën.

Në aksident janë djegur 19 automjete , si dhe kanë mbetur të plagosur 26 persona , gjashtë me lëndime në rrezik për jetën dhe shtatë me lëndime të rënda.
Zjarrfikësit nga disa lokalitete u bashkuan me forcat e Budapestit dhe anëtarët e sektorit të urgjencës në vendngjarje, së bashku me katër helikopterë të shpëtimit.