Një baba (54) nga Smyrna afër Izmirit ka qëlluar sot katër fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen.
Fatkeqësisht tre fëmijë nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa i katërti ka mbetur i plagosur dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij.
Sipas mediave turke, ai i ka çuar fëmijët në një fushë aty pranë dhe më pas ka nisur të qëllojë drejt tyre. Kur ka qëlluar fëmijët ka tentuar t’i vetëvrarë me të njëjtën armë.
Me të mbërritur në vendngjarje policia konfirmoi vetëm vdekjen e Jeylin (2), Dzemra (4) dhe Nija (14). I plagosuri Hira (11) dhe babai i tij Vesimi janë transportuar me autoambulancë në spital.
Jaylin dy vjeçare u gjet me biberon në gojë…
Të afërmit dhe fqinjët i kanë mbajtur trupat e fëmijëve në krahë për dy kilometra, pasi autoambulancat nuk kanë mundur të afrohen në vendin e krimit për shkak të terrenit të paarritshëm.
Trupat e fëmijëve janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Izmir, ku është urdhëruar kryerja e autopsisë.
Për momentin nuk dihet se cilat ishin motivet e këtij krimi të paprecedentë të kryer nga ky njeri dhe që tronditi Turqinë dhe mbarë botën.