LAJME

Kurti: Masakra e Dubravës dëshmi e pamohueshme e krimit shtetëror serb

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 26-vjetorit të masakrës së Dubravës, në një nga vendet më ekstreme të trashëgimisë së errët të kohës së luftës në Kosovë.

Në oborrin e burgut të Dubravës, Kurti, ka thënë se ky vend, ky oborr, strukturat ndërtimore të këtij burgu, kjo tokë dhe e tërë hapësira përreth, përbëjnë një nga zonat më të rënduara me përjetime vuajtjesh dhe vdekjesh njerëzore në tërë Kosovën.

“Zbulimi i masakrës së Dubravës, është para së gjithash zbulim i vendeve ku ajo ngjau, i kufomave të viktimave dhe i dëshmive të rrëfyera nga dëshmitarët. Masakra e Dubravës, filloi të zbulohej qysh në ditët e para pas luftës”, ka thënë Kurti.

Teksa ka rikujtuar gjithë kronologjinë e ngjarjes së tmerrshme, kryeministri ka thënë se më 24 maj 1999, nga rreth 980 të burgosur shqiptarë sa ishin grumbulluar në burgun e Dubravës, një ishte zhdukur, politikani dhe profesori Ukshin Hoti, që edhe sot vazhdon të jetë mes të zhdukurve me dhunë, 117 të burgosur janë vrarë, kurse mbi 300 të tjerë janë plagosur, prej tyre rreth 185 rëndë.

“Por zbulimi i masakrës së Dubravës është zbulim edhe i kryerësve të kësaj masakre, i planifikuesve të skenarëve të saj, i urdhërdhënësve dhe i zbatuesve. Të 117 të vrarët në këtë burg, varret e tyre dhe mungesa e tyre mes nesh, janë dëshmia më e pamohueshme e këtij krimi shtetëror; shumica e të mbijetuarve të kësaj masakre janë gjallë dhe plot prej tyre janë sot këtu bashkë me neve e mes nesh, të cilët kanë dëshmuar dhe që mund të dëshmojnë këtë krim të kryer nga shteti i Serbisë; disa prej tyre kanë botuar libra me dëshmitë e tyre; shumë prej tyre kanë dhënë intervista, dokumente, fotografi, të tjera fotografi satelitore të vendeve të NATO-s po ashtu mund të shtohen si dëshmi të pakontestueshme të kohës për hetimin e skenarëve të këtij kapitulli kriminal të projekteve të Serbisë për spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale e Kosovës të fillojë zhvillimin e hetimeve për këtë masakër dhe inicimin e proceseve gjyqësore për të.

“Nuk ka vend më të përshtatshëm për ta bërë ketë thirrje se sa pikërisht vendi ku ne jemi të fortë e të gjallë, por kurrë nuk i harrojmë ata që ishin edhe më të fortë se ne, por nuk janë më të gjallë sepse dora kriminale glenoidalë e Serbisë i pushkatoi në këtë fushë brenda oborrit të burgut. Kriminelët e luftës, të çdo rangu dhe përgjegjësie, duhen hetuar dhe ndjekur penalisht, sepse krimet e luftës nuk vjetrohen, nuk harrohen dhe nuk falen. Asnjëherë, asnjëri prej tyre, në asnjërin rast”, ka thënë Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

3 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago