Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë muajit të Ramazanit kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një grup i hajnave kanë bërë kërdi në katër shtëpi.
Koha e iftarit për familjet që e pësuan ishte koha e vjedhjes për hajdutët, të cilët të organizuar ia mësynë shtëpive që kishin cak.
Siç merr vesh Sinjali, hajnat kanë arritur të kryejnë vjedhje të rënda, duke ‘avulluar’ mijëra euro të mira materiale dhe në mesin e gjësendeve që kapën ishte edhe një armë zyrtare e një polici (emër i njohur për redaksinë).
Rastet janë denoncuar nga pronarët e shtëpive, të cilët para hetuesve policorë, kanë deklaruar se asnjë anëtar i familjeve të tyre s’ka qenë në shtëpi në kohën e iftarit, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga grupi i hajnave.
Pasi Policia është vënë në dijeni për vjedhjet, në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore dhe tashmë janë mbledhur gjurmë e prova që do të ndihmojnë në kapjen e të dyshuarve.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se tashmë ka një plan për kapjen e hajnave të përfshirë në këto raste dhe shumë shpejt do të sigurohet prezenca e tyre – të cilët pritet të përfundojnë prapa grilave.
Kujtojmë se numri i vjedhjeve në muajin e shenjtë të Ramazanit pothuajse çdo vit rritet dhe një veprimtari e tillë kriminale kryhet kryesisht në grup.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…