Një djalë 13-vjeçar u vra nga bombardimet ruse në një stacion autobusi në qytetin e dytë më madht të Ukrainës, Kharkiv, të mërkurën, thanë zyrtarët.
Një imazh tronditës nga vendi i ngjarjes tregon babain e djalit të ulur në tokë ndërsa mban dorën e pajetë të djalit të tij.
Në stacionin e autobusit kanë mbetur të vrarë edhe një çift të moshuarish, një burrë 69-vjeçar dhe një grua 68-vjeçare, raporton ITV.
Motra 15-vjeçare e adoleshentit, e cila e priste me të, u plagos dhe u dërgua në spital, thanë shërbimet e urgjencës, ndërsa mes të plagosurve ishte edhe një grua 72-vjeçare.
Granatimet u kryen duke përdorur sistemet e raketave “Uragane”, tha zyra e prokurorit rajonal të Kharkiv.
Zyra presidenciale e Ukrainës tha se të paktën 13 civilë janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në të gjithë vendin në një periudhë 24-orëshe.