Trupi i 23 vjeçarit, Shqipdon Aliu, është gjetur sot në Gadime. Aliu ishte zhdukur para një jave nga shtëpia e tij.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tregoi se trupi i pajetë i të ndjerit është gjetur në një gropë.
“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët tè Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë”, ka thënë Hoxha për Express.
Aliu ishte zhdukur që nga data 14 tetor. Mirëpo lajmet e këqija për këtë familje nuk kanë fund. Vetëm para disa ditëve kjo familje në pritje të Shqipdonit ishte goditur nga vdekja e babait të tij. Katër ditë pasi që ishte zhdukur vdiq Nevzat Alija, babai i Shqipdonit. Të ndjerit nuk i kishin treguar për zhdukjen e djalit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Shqipdoni ishte nisur me një furgon nga Lipjani që të takohej me të dashurën e tij në Prishtinë. Ai kishte për qëllim që nusen e tij të ardhshme të e njoftonte me babain, i cili po vuante nga kanceri. Ai ishte një djalë i qetë dhe nuk kishte sjellur kurrë probleme në shtëpi.\