Blerim Islamaj dhe Haxhi Islamaj janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur të dielën pasdite në fshatin Madanaj të Gjakovës, raporton Gazeta Insajderi.
Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pas u qëlluan nga një person pas një konflikti për shkaqe pronësore.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi. Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.
Sipas tij, dorasi është identifikuar por ndodhet ende në arrati. Ai tha se policia është duke e kërkuar.
“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.
Ai bëri të ditur se dy viktimat janë të moshës së re./
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…
Policia njofton se të shtunën në Pollatë të Podujevës janë arrestuar tre të dyshuar, të…