LAJME

Tragjedia në familjen Xhymshiti në Viti, djali i tyre i mitur u ther me thikë për vdekje nga një 17-vjeçar

Një rast tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një familje në Viti. Djali i tyre i mitur dyshohet se u ther me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar, në rrethana dhe për motive akoma të panjohura. Gazeta Sinjali raportoi se hetimet tashmë kanë nisur, ndërkohë që rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se kjo ngjarje ka tronditur familjen e të ndjerit nga fshati Lubishtë i Vitisë, kur e morën lajmin për vdekjen e B.Xhymshitit (emër i njohur për redaksinë), i cili fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve që mori.

Viktima fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Viti, e më pas është transferuar në Gjilan, por përkundër intervenimeve, ndërroi jetë.

Ajo që dihet deri më tani është se viktima dhe i dyshuari janë të mitur.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor që e mori për trajtim e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Hetimet tashmë kanë nisur me urdhër të Prokurorit të Shtetit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Kërkohet largimi i akcizës për derivate për ta frenuar rritjen e çmimeve të naftës

Rritja e çmimeve të derivateve pas shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme po reflektohet…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

9 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

13 orë ago