FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së betonit, skelja u shemb dhe zëri punëtorët nën rrënoja.

Gazeta “Krone” foli me një banor vendas që e pa aksidentin nga afër “fillimisht ata ishin ulur në skela dhe pastaj gjithçka u shemb”.

Kompania përgjegjëse për ndërtimin, “Obenauf”, po fshihet pas incidentit me skele, që mori jetën e tre kosovarëve. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, kompania largoi të gjitha postimet me kantierin në Porzellangasse të Vjenës.

Një postim i vetëm ishte kapur nga gazeta “Krone” para se të largohej nga kompania. Mbishkrimi në Instagram ishte “Mund të ngremë kantiere ndërtimi!”, shoqëruar me një foto të kantierit.

Sipas inspektoratit të punës atje, shembjet janë shkaku i dytë më i shpeshtë i incidenteve në vendin e punës në industrinë e ndërtimit.

Kompania në faqen e tyre kanë shprehur ngushëllime për familjarët e punëtorëve të tyre.

Jemi thellësisht të trishtuar nga incidenti tragjik në një nga kantieret tona të ndërtimit. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me të prekurit dhe familjet e tyre. Çështja aktualisht po hetohet plotësisht në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet përkatëse. Ne po e mbështesim hetimin në vazhdim me gjithë kujdesin dhe transparencën e duhur”, thuhet në uebfaqen e tyre.

Nga respekti për të prekurit dhe në dritën e hetimit në vazhdim, ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk mund të publikojmë detaje të mëtejshme në këtë kohë. Ju kërkojmë që ta trajtoni me respekt këtë situatë”, përmbyllet reagimi.

Tri prej viktimave që humbën jetën nga Kosova janë: Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj. Viktima e katërt është nga Bosnja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

39 minuta ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

3 orë ago
  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

13 orë ago