POLITIKE

Trajkoviq: Për policinë e Vuçiqit, kufiri i Serbisë është në Merdar

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, është ndaluar nga policia serbe në pikëkalimin kufitar me Kosovën, në Merdar, ka bërë të ditur vetë ajo në një shkrim në Twitter të premten. Trajkoviq ka thënë se kjo konfirmon që për “Policinë e Vuçiqit/Vulinit, kufiri i Serbisë është padyshim në Merdar”.

Trajkoviqit ditë më parë iu ndalua edhe fluturimi në Aeroportin “Nikola Tesla”. Kjo për shkak se, siç thotë ajo, të një padie që ia ka bërë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq. Ndërkaq në një deklaratë të shkurtër për “KoSSev”, Trajkoviq ka thënë se edhe ndalimi i së premtes ishte për të njëjtat arsye.

“Dhe prapë tash. Jam ndaluar në pikëkalimin administrativ për në Kosovë, në Merdar, nga policia serbe”, ka shkruar ajo në Twitter. “Për policinë e Vuçiqit/Vulinit, kufiri i Serbisë është padyshim në Merdar. Sërish nuk më lejojnë të kaloj kufirin”.

Zëvendëspresidenti i Listës Serbe e kishte paditur Trajkoviqin në Gjykatën e Lartë të Beogradit më 2019 për “dëmtim të reputacionit dhe nderit”. Pasi kishte publikisht dyshimet se Radojçiq ishte i përfshirë në vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq në veri dhe se është lider i mafisë në veri të Kosovës, Trajkoviqit në padi Radojçiqi ia kërkoi pesë milionë dinarë kompensim. Në gusht të vitit të kaluar, padia e Radojçiqit u refuzua si e pabazuar dhe Trajkoviqi jo vetëm që s’pagoi kompensim, por sipas vendimit Radojçiqi u obligua t’ia paguante shpenzimet e gjykatës.

Radojçiq është pjesë e listës së të sanksionuarve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

9 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

24 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago