Trajneri rus i futbollit, Aleksandr Tarkhanov ka dhënë opinionin e tij rreth veprimeve të fundit nga Mirlind Daku.
Sulmuesi shqiptar ofendoi serbët dhe maqedonët pas ndeshjes ndaj Kroacisë, duke u suspenduar me dy ndeshje moslojë nga UEFA.
E Tarkhanov tha se Daku duhet të dënohet seriozisht dhe të largohet nga ekipi dhe nga Rusia.
“Mendoj se Daku do të dënohet seriozisht. Serbët janë vëllezërit tanë dhe miqtë tanë, ata nuk mund të ofendohen. Ai duhet të dënohet financiarisht dhe ndoshta të largohet nga ekipi dhe nga Rusia. Ai nuk ka thënë asgjë kundër Rusisë, por futbollistët nuk kanë të drejtë, të ndërhyjnë në politikë dhe të thonë gjëra të tilla. Le të shohim se çfarë vendimi do të marr Rubini”, ka thënë Tarkhanov për “Legalbet.ru”.
Mirlind Daku luan për skuadrën e Rubin Kazanit në Rusi, klub ky që ka paralajmëruar se do të marrë masa ndaj Dakut.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…