Gjatë një përplasje me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, e ka quajtur yllin kosovar me famë botërore, Dua Lipa, bashkëkombëse të tij.
Të martën, tenisti serb Novak Gjokoviq njoftoi se i është dhënë leja për të garuar në Australian Open duke bërë një përjashtim mjekësor nga vaksinimi. “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerët”, ishte një postim i nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, në Twitter që nisi përplasjen me Gjuriqin.
Gjuriq e akuzoi Çitakun për gjuhë urrejtëse në baza etnike e në fund në debat përfshiu edhe yllin shqiptar, Dua Lipa, të cilën e quajti bashkëkombëse.
“Duke lënë komentet urrejtëse anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa (flamur i Serbisë) edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, ka përfunduar Gjuriq.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga përdorues në Twitter që kanë shpërndarë fjalimet e Lipës që flet për vuajtjet e Kosovës e se sa krenare është që është shqiptare.
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…