LAJME

Tre burra vjedhin rroba në ‘Hugo’ në Albi Mall, kapen në flagrancë dhe arrestohen

Një fenomen mjaft shqetësues në Kosovë janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane të qytetarëve, duke shkaktuar humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Cak i hajnave së fundi ka qenë edhe dyqani ‘Hugo’ në Albi Mall në Prizren, ku tre persona dyshohet se morën rroba pa paguar.

Sinjali mëson se të dyshuarit janë kapur nga personi përgjegjës i dyqanit, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë lidhur me atë që ka ndodhur. Bazuar në dëshminë e tij, tre burrat kanë vjedhur produkte në vlerë të mbi 2 mijë eurove.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërkohë që tre të dyshuarit janë arrestuar nga Policia.

Po ashtu gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarve janë gjetur edhe produktet e vjedhura të cilat janë konfiskuar nga Policia.

Të dyshuarit janë intervistuar në stacion policor lidhur me rastin dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Bien çmimet e naftës pas njoftimit të marrëveshjes SHBA-Iran

Çmimet e naftës ranë në Azi të hënën pasi Pakistani, i cili ka ndërmjetësuar përfundimin…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë me targa të huaja në Gjakovë, pasi e…

1 ditë ago
  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

2 ditë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

2 ditë ago