LAJME

Tre herë më i madh se toka, mund të jetë i pasur me hidrogjen dhe ujë! Çfarë dimë për planetin e largët me 99.7% mundësi për jetë

Një zbulim i ri nga shkencëtarët britanikë ngjall shpresë për ekzistencën e jetës jashtë Tokës. Bëhet fjalë për planetin K2-18b, i cili ndodhet rreth 120 vite dritë larg dhe është tre herë më i madh se Toka.

K2-18b ndodhet në zonën e banueshme të yllit të tij, që do të thotë se mund të ketë temperaturë të përshtatshme për praninë e ujit të lëngshëm, një përbërës kyç për jetën. Sipas një studimi të publikuar në “The Astrophysical Journal Letters”, ky planet mund të jetë një botë “Hycean”, me një atmosferë të pasur me hidrogjen dhe sipërfaqe me ujë.

Duke përdorur teleskopin James Webb, studiuesit nga Universiteti i Kembrixhit zbuluan gjurmë të substancave dimetil sulfidi (DMS) dhe dimetil disulfidi (DMDS), molekula që në Tokë prodhohen vetëm nga mikroorganizmat detarë. Kjo ka ngjallur entuziazëm në komunitetin shkencor si një nga sinjalet më të forta të mundshme për jetë jashtëtokësore.

Sidoqoftë, shkencëtarët po tregohen të kujdesshëm dhe theksojnë se nevojiten më shumë kërkime për të konfirmuar përfundimisht praninë e këtyre molekulave.

Sipas ekspertëve, nëse ka jetë në K2-18b, ajo ka gjasë të jetë shumë e thjeshtë, e ngjashme me format mikrobiale që ekzistonin në Tokë miliarda vite më parë. Madje, duke qenë se planeti rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq, krijesat mund të kenë sy më të ndjeshëm ndaj dritës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

10 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

12 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

24 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago