KRYESORE

“Nuk talleni dot me mua”, Trump kërcënon me tërheqje nga ndërmjetësimi për luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale të forta për mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga përpjekjet për ndërmjetësimin e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës. Gjatë një deklarate për shtyp në ceremoninë e betimit të Mehmet Oz si drejtor i Qendrave për Shërbimet e Medicare dhe Medicaid, Trump theksoi se “nëse nuk ka entuziazëm nga të dyja palët, atëherë ne thjesht do të largohemi nga procesi.”

Ai sqaroi se është i gatshëm të punojë për një marrëveshje paqeje, por paralajmëroi se nuk do të tolerojë lojëra diplomatike.

“E gjithë jeta ime ka qenë një negociatë e madhe. Mund të dalloj kur dikush po tallet me mua”, tha Trump. “Askush nuk tallet dot me mua”, shtoi ai.

Presidenti amerikan theksoi se ekziston një mundësi reale për zgjidhjen e konfliktit, por bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë në tryezën e bisedimeve nëse nuk ka përkushtim real nga të dyja palët. “Ne do ta arrijmë këtë, në mënyrë ideale. Por nëse ndonjëra nga palët e bën shumë të vështirë, atëherë do ta kapërcejmë dhe do të largohemi”, u shpreh ai.

Deklaratat e Trump vijnë menjëherë pas një qëndrimi të ngjashëm nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio. Gjatë një udhëtimi në Evropë, Rubio deklaroi se SHBA po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga procesi i paqes nëse nuk ka përparim të dukshëm.

“Nuk është lufta jonë, nuk e kemi nisur ne”, u shpreh ai nga Parisi, pas takimeve me zyrtarë evropianë dhe ukrainas.

Rubio konfirmoi se Trump ka kaluar 87 ditë duke punuar për t’i dhënë fund konfliktit, por tani është koha për të vlerësuar nëse një zgjidhje është realisht e mundur. Ai shtoi se presidenti amerikan mbetet i interesuar për paqen, por do t’i japë prioritet çështjeve të tjera globale nëse situata në Ukrainë ngec.

Sipas Rubios, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania mund të luajnë një rol kyç në afrimin drejt një zgjidhjeje.

“Idetë e tyre janë shumë të dobishme dhe konstruktive”, u shpreh ai, duke lënë të hapur një mundësi për angazhim më të madh evropian në negociata.

Në sfondin e këtyre zhvillimeve, qëndrimi i SHBA-së po hyn në një fazë kritike, ku durimi diplomatik duket se po i afrohet fundit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

39 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago