Është votuar në orët e para të mëngjesit të sotëm qeveria e re e Malit të Zi e kryesuar nga Milojko Spajiq.
Qeveria e tij ka marrë 46 vota pro, 19 kundër dhe 1 abstenim.
Debati në Kuvend u karakterizua nga polemika të mprehta mes Spajiq dhe ish-kryeministrit dhe kreut të GP të URA-s, Dritan Abazoviq.
Siç raporton, Vijesti, nga partitë partive shqiptare janë tre ministra. Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.
Zgjedhja e Qeverisë i dha fund mandatit teknik Qeverisë së Dritan Abazoviqit, e cila mori mocion mosbesimi në gusht të vitit 2022.
Synimi i parë i Qeverisë Spajiq është konsolidimi fiskal për shkak të, siç u tha, racionalizimit të kostove buxhetore, dhe fokus i veçantë do të jetë në reformat e pensioneve dhe shëndetësisë.
Siç shkruhet në programin e Qeverisë, prioritetet kryesore të politikës së jashtme të saj janë anëtarësimi i plotë i Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE), anëtarësimi aktiv dhe i besueshëm në NATO dhe përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
Spajiq po ashtu ka bërë të ditur se një nga prioritetet e Qeverisë është reforma në drejtësi dhe themelimi i Gjykatës Speciale për rastet e korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar.
Përbërja e Qeverisë së 44-të :
Zëvendëskryeministri për Siguri, Politikë të Brendshme, Evropë dhe Punë të Jashtme – Aleksa Beçiq, MSc
Zëvendëskryeministri për sistemin politik, gjyqësorin dhe kundër korrupsionit – Momo Koprivica, MSc
Zëvendëskryeministri për Punë, Arsim, Shëndetësi dhe Çështje Sociale – Dr. Srđan Paviçeviq
Zëvendëskryeministri për Politikë Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Nik Gjeloshaj
Zëvendëskryeministri për Demografinë dhe Rininë dhe Ministri i Sportit dhe Rinisë – Dragoslav Shqekiq
Ministri i Punëve të Jashtme – Dr. Filip Ivanoviq
Ministri i Transportit dhe Punëve Detare – Filip Raduloviq
Ministri i Planifikimit Hapësinor, Urbanizmit dhe Pronës Shtetërore – Janko Odoviq
Ministrja e Çështjeve Evropiane – Maida Gorçeviq
Ministri i Financave – Novica Vukoviq
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit – prof. Dr.Angjela Jakshiç Stojanoviq
Ministri i Drejtësisë – Andrej Miloviq
Ministrja e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Naida Nishiq
Ministri i Shëndetësisë – Dr. Vojislav Shimun
Ministri i Energjisë dhe Minierave – prof. Dr.Sasha Mujoviq
Ministri i Punëve të Brendshme – Danilo Sharanoviq
Ministri i Mbrojtjes – Dragan Krapoviq
Ministri i Turizmit, Ekologjisë, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Zhvillimit të Veriut – Vladimir Martinoviq
Ministre e Kulturës dhe Mediave – Tamara Vujoviq
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave – Vladimir Jokoviq
Ministri i Administratës Publike – Marash Dukaj
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve – Fatmir Gjeka