KRYESORE

Tre shqiptarë arrestohen si autorë të vrasjes së arkitektit italian

Pas gati katër muajsh hetime, policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë si autorë të vrasjes së arkitektit italian Roberto Mottura.

Krimi u krye në banesën e viktimës, në komunën Piossasco në provincën e Torinos, në natën duke u gdhirë 5 qershori i 2021.

Gjatë ditës së sotme, Policia italiane ka mundur të vërë në pranga tre autorët shqiptarë.

Hetimet kanë zbardhur se tre shqiptarët kishin hyrë në banesë për të grabitur.

50 vjeçari është goditur me armë zjarri e ka humbur jetën në sytë e gruas e djalit të tij 13 vjeçar.

Dinamika e ngjarjes ka zbardhur se në natën duke u gdhirë 5 qershori, tre persona kanë hyrë me forcë për të vjedhur në banesën e Roberto Mottura.

Zhurma ka zgjuar të gjithë anëtarët e familjes të cilën kanë zbritur në katin e parë të banesës. 50 vjeçari italian gjatë luftimit trup më trup me grabitësit është goditur me armë zjarri me një plumb fatal.

Ka ndërruar jetë brenda pak minutash në banesën e tij e në sytë e familjarëve.

Tre grabitësit shqiptarë, kishin mundur të hynin në banesë duke përdorur një cekic me të cilin kishin shpërthyer një nga dritaret e katit të parë.

“Uroj që tani të kalben në burg”, është komenti i bërë nga vëllai i viktimës.

Tre shqiptarët u kapën falë një telefoni celular të cilin nuk e kishin fikur gjatë grabitjes e pas analizës biologjike të gjurmëve të lëna në vendngjarje.

Tre shqiptarët e arrestuar janë pa leje qëndrimi në Itali. Ndaj njërit prej tyre rëndon urdhri i dënimit më parë nga territori italian, por i pa ekzekutuar.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago