Tre vëllezër kanë rrahur burrin e motrës së tyre dje në Vushtrri.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Mihaliq të Vushtrrisë rreth orës 21:00.
“Fsh. Mihaliq, Vushtrri 27.08.2021 – 21:10. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht bashkëshortin e motrës së tyre. I dyshuari pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporitn 24-orësh të PK-së.