POLITIKE

Trendi aktual i votave të diasporës: VV mund të shkojë në 49 deputetë, partitë opozitare marrin 51 ose 52

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka deklaruar se bazuar në trendin aktual të votave me postë, Lëvizja Vetëvendosje është afër sigurimit të 49 ulëseve në Kuvendin e Kosovës.

 


Ai ka thënë se bazuar në mbi 30 për qind të votave me postë të numëruara, përfshirë ato nga vendvotimet e rregullta dhe misionet diplomatike, Lidhja Demokratike e Kosovës po shënon ndryshime pozitive.

 

“Ajo çfarë bie në sy është një performancë tejet pozitive e LDK-së, e një e dobët e PDK-së. LVV-ja vazhdon të jetë e para me shumicën e votave me postë, por është dukshëm larg nivelit të përkrahjes sikur në votat në misionet diplomatike”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Sipas tij, LVV-ja është afër sigurimit të 49 mandateve, por që ta arrijë këtë, duhet të fitojë mbi 60% të të gjitha votave me postë.

Ai ka shtuar se kjo parti mund të arrijë edhe në 50 mandate në rast se fiton mbi 70 për qind të votave me postë.

“Me një trend të tillë, LDK-ja është vetëm disa qindra vota larg që ta marrë edhe një mandat nga PDK-ja, dhe nëse vazhdon të performojë mirë në votat me postë, mund të arrijë 21 mandate. Nëse LDK-ja rritet edhe më shumë, kjo mund të ndikojë në gjasat e LVV-së për të siguruar 49 mandate. PDK-ja është në zonë kritike midis 23, 24 dhe 25 mandateve. Aktualisht është në 24 mandate, por afër ta humbë një. E madje, nëse LVV-ja shkon drejt 50 mandateve, PDK-ja mund të humbasë edhe një mandat tjetër. Për t’i pasur 25 mandate, PDK-ja duhet t’i ketë mbi 13% të votave me postë – që është gati dyfishi i përqindjes që ka tash”, ka shtuar ai.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

2 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

4 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

19 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

21 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

22 orë ago