Në pjesë të Spanjës këto ditë të nxehta vere të kujtojnë Ferrin e Dantes ndërsa flakët po përhapen në mënyrë të pakontrollueshme, duke kthyer mijëra hektarë toka në hi. Vatrat e zjarrit, të favorizuara nga vala ekstreme e të nxehtit që ka prekur vendin iberik, kanë prekur një numër të madh banorësh.
Ndërkohë, video të ndryshme të publikuara në rrjetet sociale tregojnë shkallën në të cilën po digjen sipërfaqe të tëra. Në një prej tyre madje shihet një tren në mes të flakëve.
Ngjarja “horror” ka ndodhur në Spanjën perëndimore, ndërsa në momentin që zjarri vijon të përhapet pasagjerët vëzhgojnë të frikësuar nga sediljet. Për fat të mirë nuk pati incidenti dhe treni vijoi rrugën. Ditëve të fundit nuk kanë qenë të pakta incidentet në vend me njerëz të lënduar e të bllokuar që po kthehen në sfidë më vete për shërbimin zjarrfikës në Spanjë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…