Meshcheriakova ka thënë për “The Geopost” se tatuazhin e ka bërë në shenjë të solidaritetit që ka me kombin shqiptar dhe Kosovën në veçanti.
Duke folur për Kosovën, ajo u shpreh se “nga propaganda ruse dhe ajo serbe kishte dëgjuar të pavërteta lidhur me Kosovën”.
“Nuk është hera ime e parë këtu, për të gjithë gazetarët e tjerë është hera e parë në Kosovë. Hera e parë ishte në vitin 2011, atëherë kur studioja në Vjenë, studime juglindore dhe atje mësova shqip. Ende nuk di të flas mirë. U interesova për situatën këtu, situatën e keqe, sepse mbaj mend që në mediat ukrainase, e përshkruanin krejtësisht ndryshe, dhe unë isha shumë kureshtare për këtë”, ka thënë ajo.
Meshcheriakova ka treguar edhe arsyen e ardhjes në Kosovë.
“Pse ne e dinim historinë ndryshe? Dhe erdha këtu, fola me shumë njerëz këtu dhe kuptova se edhe unë isha viktimë e propagandës ruse, si të thuash, propagandës serbe”, ka thënë gazetarja ukrainase.
Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës, mundësoi strehimin e një numri gazetarësh ukrainas në Kosovë. Lyudmila Makey, Daria Meshcheriakova, Lyudmila Mekh dhe Serhi Shevchenko tani banojnë në Prishtinë. /KP/
Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…