POLITIKE

Trifunoviq: Po gënjejmë, grindemi për territore ku nuk duan të jetojnë as serbët, as shqiptarët

Shtrohet pyetja pse Serbia nuk do të pranonte Kosovën edhe nëse përmbushen të gjitha kushtet që kanë të bëjnë me mundësimin e kthimit të serbëve dhe respektimin e të drejtave, zgjidhjen e çështjes së pronave, pozitën e Kishës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore që e është e pamatshme dhe tema të tjera me rëndësi jetike, deklaroi kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG, Sergej Trifunoviq, raporton Beta.

Në një intervistë dhënë të përjavshmes “Vreme”, ai tha se çështja e Kosovës nuk mund të zgjidhet me mohime, se nuk dëshiron të gënjejë “njerëzit me të cilët jeton meqë kjo është popullore” dhe ka theksuar se “gënjimi është bërë mënyrë e pranueshme e sjelljes”

“Ne po “thyejmë shpatat” rreth territorit ku gjithnjë e më pak njerëz dëshirojnë të jetojnë, dhe në lidhje me këtë mendoj njësoj si për serbë ashtu edhe për shqiptarë. Këto janë çështjet kryesore dhe kjo duhet të jetë mendimi kryesor i zyrtarëve shtetërorë, që merren ose që do të merren në të ardhmen me çështjen e Kosovës”, është shprehur Trifunoviq.

Duke folur për kryetarin e Vetëvendosjes dhe me siguri kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin, Trifunoviq u shpreh se bëhet fjalë për një njeri të arsimuar, parimor dhe të ashpër “i cili vepron si një njeri që nuk mund të blehet, të shantazhohet ose të frikësohet”.

“Nuk mendoj se do të jetë aspak negociator më i përshtatshëm nga ata të përparshmit, por me këtë së paku mund të bisedohet. Me ata që kanë vrarë fëmijë dhe që ua kanë nxjerrë organet serbëve kjo nuk ka qenë e mundur”, është shprehur Trifunoviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago