KRYESORE

Tensione në Paris, Vuçiq pretendon se është përplasur me Thaçin në prani të Macronit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka ndarë detaje nga takimi që ka pasur në Paris me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, me ndërmjetësimin e kreut të shtetit francez, Emanuel Macron, e në të cilin është diskutuar rreth rinisjes së dialogut Prishtinë-Beograd.

Vuçiq pretendon se në atë takim e ka akuzuar Thaçin se po gënjen, pasi që Kosova nuk i ka përmbushur obligimet e marra nga marrëveshja e Brukselit që ishte nënshkruar mes dy shteteve në 2013-ën.

Madje kreu i shtetit serb thotë se pas kësaj akuze ndaj Thaçit, i është drejtuar edhe Macronit duke i thënë se  nuk e ka problem të thotë diçka të tillë,

“I kam thënë atij (Thaçit), nuk je duke e thënë të vërtetën. Nuk i keni përmbushur obligimet. Dhe i thash Macronit- e sheh që po ia them një gjë të tillë në fytyrë dhe që nuk e kam problem që t’ia them ”, ka thënë Vuçiq, shkruan B92, trasnmeton Gazeta Express.

Presidenti serb tutje ka treguar se i ka thënë Macronit se me këtë qasje do të jetë shumë problem që të përmbushet diçka (ndonjë marrëveshje) në të ardhmen.

Ndërkohë siç pretendon Vuçiq, ndaj kësaj situate ka ndërhyrë vetë Macron, i cili ka thënë se do shihet se çfarë mund të bëhet në të ardhmen në këtë aspekt.

Siç kanë raportuar mediat serbe, ky takim në mes të Vuçiqit dhe Thaçit në Paris, është bërë pas thirrjes telefonike që Donald Trump i ka bërë presidentit të Francës.

Dialogu ndërmjet dy palëve ka qenë temë boshte e këtij diskutimi. Thaçi ka thënë se Kosova është për një marrëveshje që si rezultat përfundimtar sjell njohjen reciproke, ndërsa Vuçiq ka treguar se Emanuel Macron është duke planifikuar një takim në janarin e 2020-ës pasi të krijohet qeveria në Kosovë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

29 sekonda ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

31 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

49 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

14 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago